Protesta në Washington dhe elozhet e Netanyahut, si u mbyll takimi i bujshëm mes liderit izraelit dhe presidentit Trump

Bota

Protesta në Washington dhe elozhet e Netanyahut, si u mbyll takimi i

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dalë me një deklaratë me video pas përfundimit të takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, duke i cilësuar bisedimet private si “shumë të shkëlqyera” (excellent).

Sipas Netanyahut, takimi pasqyroi një "partneritet të plotë, mbështetje dypalëshe dhe një kuptim të qartë të qëllimit të përbashkët për të siguruar që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore".

Për më tepër, ai theksoi se kishte pasur një mundësi të mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të arritur rregullime të rëndësishme për sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit, pa dhënë megjithatë detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se ky takim vjen pas maratonës diplomatike në Zyrën Ovale, ku Shtëpia e Bardhë e pat përshkruar më herët mbledhjen — e cila përfshinte edhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë dhe u parapri nga takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky — si “pozitive dhe produktive”.

Ndërkohë, jashtë dyerve të Shtëpisë së Bardhë, në Washington D.C., protestues të shumtë u mblodhën për të shprehur kundërshtimin e hekurt ndaj vizitës së kryeministrit izraelit, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për dyshimet rreth krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Gaza.

ME TE LEXUARAT