PS vijon me raportimet, Rama kërkon dëgjimin e qytetarëve, Inteligjenca Artificiale do të përdoret për ankesat

Politikë

PS vijon me raportimet, Rama kërkon dëgjimin e qytetarëve,
Në atë që njihet si Vila e Kuqe në Tiranë, për më shumë se dy orë drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat, raportuan përpara kryesocialistit Edi Rama ecurinë e nisjes të Pranisë Besnikë të premten e shkuar.

Kryeministri Edi Rama publikoi një  videokronikë nga kjo mbledhje e cila do të jetë tanimë javore me drejtuesit politikë dhe ministrat, për raportimet dhe detyrat e “Pranisë Besnike”.

I pari socialisteve e vuri theksin  tek mënyra e zhvillimit të takimeve me qytetarët dhe nevoja që ata të ndihen të qetë kur paraqesin problematikat e tyre.

“Njerëzit nuk janë aty as për t’u shfaqur në televizor ose në Instagram, madje as duke u identifikuar fare që ishin aty. Kjo i ndihmon të gjithë që të ndihen të qetë kur të vijnë të qajnë një hall.”, shprehet Edi Rama.

Ulsi Manja drejtues politik i qarkut Dibër ndau me të pranishmit se çfarë i kërkoi një qytetar.

Ulsi Manja u shpreh “Njëri ma tha shqip, më tha se besoj se kjo që do të shkruash ti, ky halli im do të shkojë te tavolina e Edi Ramës”.

Blendi Klosi Seketar i Përgjithshëm i PS njëherazi drejtues politik i qarkut Durrës mendon se teknologjia ndihmon realizimin e Praninë Besnike. “Kemi një sistem që sapo të hidhet kërkesa, ta vëmë përpara për t’i dhënë zgjidhje. AI na jep mundësinë që sapo të hidhet problemi të gjenerohet e-mail, që ngarkohet me referenca ligjore”, tha ai.

Enea Karakaçi drejtuesi polik i Shkodrës,  tha se pjesa kryesore e ankesave lidhet me legalizimet, ndërsa veçoi edhe problematikën e ndërtimeve të para vitit 1991.

Ndërsa  Ermal Nufi, tha se ankesat kryesore të qytetarëve të Lezhës lidhen me OSHEE-në dhe infrastrukturën rrugore, kryesisht rrugë dhe ura.”

 

 

ME TE LEXUARAT