"Protesta e 8 majit ishte mesazh revolte", Berisha: Shqiptarët treguan se nuk dorëzohen para diktaturës

Politikë

"Protesta e 8 majit ishte mesazh revolte", Berisha: Shqiptarët

Nga foltorja para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e 8 majit ishte një mesazh i fortë revolte kundër qeverisë, duke falënderuar qytetarët që morën pjesë në tubim.

Berisha tha se mijëra protestues treguan se shqiptarët nuk dorëzohen përballë asaj që ai e cilësoi si diktaturë, ndërsa e akuzoi qeverinë për terror politik, varfërim të qytetarëve dhe deformim të procesit zgjedhor.

Sipas tij, protesta e zhvilluar mes shiut dhe, siç u shpreh ai, nën presion shtetëror e mediatik, ishte një dëshmi se qytetarët kundërshtojnë regjimin aktual dhe nuk pajtohen me atë që e konsideroi farsë elektorale.

Berisha komentoi edhe procesin ndaj Ilir Metës, duke kritikuar mënyrën si ish-presidenti u paraqit në gjykatë, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Mirënjohjen më të pakufijshme, ju burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, të moshuarve, që po shkruani me guximin tuaj, me qendresën tuaj, me vendosmërinë dhe shpirtin e pamposhtur, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare. Po ngriheni viganë, guximtarë ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, të bazuar në drogën, krimin, terrorizimin e qytetarëve, varfërimin dhe mjerimin e tyre. Ngriheni dhe dëshmoni para shqiptarëve se jeni të pamposhtur, se kauzën tuaj do ta mbroni me çdo sakrificë.

Ndaj dhe unë, kam një nderim të madh për ju. Kam një nderim të madh dhe të pakufijshëm, për ata dhjetëra e mijëra qytetarët që mbushën më 8 maj bulevardin e Tiranës dhe që u bënë pasqyra, morali, imazhi i vërtetë i shqiptarit, në të katërta anët e kombit, në të katërta anët e dheut.

Një ditë shiu të pandërprerë, pas një terrori të gjithëanshëm shtetëror, pas një terrori dhe censure mediatike të paparë. Dhjetëra e mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj një regjimi armiqësor, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. U mblodhën për të dëshmuar se ata janë shpresa e këtij vendi, se ata janë elita e guximit të shqiptarëve, se ata janë qytetarët më përgjejgësinë më të lartë par avetes, para familjes, para shoqërisë dhe vendit të tyre. U mblodhën për t’i përcjellë çdo shqiptari, por dhe çdo qytetari të lirë në Europë dhe në botë, se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim, i cili nuk asnjë orë legjimitet. Me këtë regjim, që i shdnërron procesin më themelor të demokracisë, zgjedhjet në farsë zgjedhore. Nuk pajtohen me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet arreston në vitin elektoral, për të mbjellë terror, lidershipin e opozitës si persona nën hetim.

Nuk pajtohen me një narkodiktator, i cili për të mbjellë terror në qytetarët e tij sjell në sallën e gjyqit, në kafaz xhami, duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Lirive dhe të të Drejtave të qytetarëve. Sjell në kafaz ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit për t’u thënë shqiptarëve se, kur unë e fus në kafaz këtë, juve ju fus të gjallë në varr. Ky është morali, që ky bastard i xhelatëve, Koleka-Rama. Ndaj dhe, në mënyrë të përsëritur deklaroj se ky ka sjellë moralin kriminal të etërve të tij në moralin kriminal të pushtetit të tij”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT