E rëndë në Vlorë/ Gjendet e mbytur 32-vjeçarja, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj
Lajmifundit
/
11 Maj 2026, 20:19
Aktualitet

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 32-vjeçare me inicialet E.T. është gjetur pa shenja jete në det.
Sipas informacionit paraprak nga policia, e reja dyshohet se vuante nga depresioni.
Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka konstatuar ngjarjen dhe ka nxjerrë trupin nga uji.
Më pas, viktima është transportuar drejt morgut për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa bashkëshorti po merret në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.


