Funerali i Khameneit / Irani shpall orarin zyrtar të ceremonisë mortore, pritet pjesëmarrja e disa zyrtarëve botëror

Autoritetet iraniane kanë publikuar programin zyrtar të funeralit të Ajatollah Ali Khameneit, i cili do të zhvillohet më 3 korrik në Teheran.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Iranit, në ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 100 shtete, përfshirë kryeministra, ministra të jashtëm, kryetarë parlamentesh dhe të dërguar të posaçëm.
Sipas orarit të publikuar, lamtumira publike do të nisë në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në mesditë.
Më pas do të zhvillohen takimet e delegacioneve dhe zyrtarëve të huaj, ndërsa ceremonia kryesore është planifikuar për në orën 14:00, me pjesëmarrjen e udhëheqjes së vendit dhe të ftuarve ndërkombëtarë.
Një nga çështjet kryesore mbetet mundësia e shfaqjes së Mojtaba Khameneit, i cili nuk është parë në publik që nga fundi i shkurtit, përveç disa mesazheve audio ose me tekst.


