E dënuar në Turqi për lidhje me terro'rizmin, Apeli vendos të lërë në qeli aktivisten turke

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u arrestua në Shqipëri pasi rezultoi e shpallur në kërkim nga autoritetet turke.
Yazici, e cila sipas të dhënave të bëra publike ka përfituar azil politik në Francë, akuzohet nga drejtësia turke për dhënie ndihme logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.
Ajo ishte shpallur në kërkim për përfshirjen e dyshuar në protesta në mbështetje të të drejtave të kurdëve, të zhvilluara disa vite më parë në Turqi. Sipas dosjes së autoriteteve turke, gjatë kontrolleve në një banesë në Stamboll janë gjetur prova që lidhen me hetimin. Për këtë çështje, Yazici është dënuar në mungesë me 4 vite burgim.


