Ministri Gogu, të ardhura nga paga dhe detyrime e kredi të pashyera

Politikë

Ministri Gogu, të ardhura nga paga dhe detyrime e kredi të pashyera

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu deklaron se gjatë vitit 2025 ka pasur të ardhura 3.57 milionë lekë  nga paga, ndërsa zotëron edhe një fond investimi me vlerë rreth 885 mijë lekë, i krijuar kryesisht nga këto të ardhura. Ai vijon të ketë detyrime të konsiderueshme financiare, me rreth 16.9 milionë lekë detyrim të mbetur dhe një kredi bankare me principal të pashlyer prej rreth 3.16 milionë lekësh së bashku me bashkëshorten.

Veçmas bashkëshortja, Edlira Gogu, ka deklaruar të ardhura prej mbi 1.1 milionë lekësh nga paga dhe honoraret, ndërsa ka edhe detyrime nga qiramarrja me një shumë të mbetur prej mbi 13 mijë eurosh.

Fëmijët e çiftit, Antonia dhe Teojorg Gogu, kanë deklaruar gjithashtu të ardhura nga puna, ku Antonia ka përfituar mbi 10 mijë euro nga puna pranë Deloitte Albania, ndërsa Teojorg ka deklaruar të ardhura nga paga rreth 200.000 lekë.

Llogari Bankare, shtuar me: 3,573,024
Të ardhura nga paga: 3,573,024
fond investimi me vlerë 884,975 lekë, i krijuar kryesisht nga të ardhurat nga paga.
Pasuri dhe likuiditete:
Kredi dhe detyrime:
Një detyrim i deklaruar si "Tjetër"
Shlyer gjatë vitit: 1,670,769 lekë.
Detyrim i mbetur: 16,899,477 lekë.
Kredi bankare:
Shlyer gjatë vitit: 290,928 lekë.
Principal i mbetur: 3,159,032 lekë.
Kredia lidhet me një pasuri të paluajtshme me vlerë 3.4 milionë lekë.
Kartë krediti:
Detyrim i pashlyer: 106.10 euro.

EDLIRA GOGU- gruaja

Të ardhurat neto:
Honorare: 160,000 lekë.
Pagë nga Fondacioni "Gjerasim D. Qiriazi": 978,201 lekë.
Qiramarrje:
Pagesa të kryera gjatë vitit: 4,990.96 euro.
Detyrim i mbetur: 13,047.24 euro.

VAJZA ANTONIA GOGU

Te ardhurat nga PAGA, Deloitte Albania 10.191.22 EURO

DJALI TEOJORG GOGU

Llogari bankare, 93.773 leke bonuse + paga
Llogari bankare: 1 993 euro
Te ardhura nga paga 199 000 leke  SIAME SHPK

ME TE LEXUARAT