Nisi të fliste për ‘kultin e sionizmit’ në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit i hiqet mikrofoni

Një protestuesi i është hequr mikrofoni gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë, pasi nisi të fliste kundër sionizmit.
“Jam këtu para jush për t’iu dërguar përshëndetje nga Amerika. Sapo më njoftoi nipi im nga Florida, se janë ngritur 5 mijë shqiptarë për të mbështetur protestat tuaja. Unë jam i ambasadave të 1990, kam shkuar në Gjermani dhe u ktheva përkohësisht.
Për herë të parë vura re gjenocidin, largimin e qëllimshëm të shqiptarëve. Duke u konsultuar me familjen vendosëm të rrimë këtu.
Kryeministri një agjent i kultit zionist, akuzohet për sulme kundër familjes shqiptare, duke përfshirë edhe futjen e ideologjive të kultit të sionizmit, si...”, tha protestuesi, përpara se t’i hiqnin mikrofonin.


