Krijimi i medias së financuar nga një grup kriminal, dorëzohet në polici Besnik Myftari
Lajmifundit
/
25 Qershor 2026, 10:39
Aktualitet

Është dorëzuar në polici Besnik Myftari, ndërsa bëhet me dije se SPAK i ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi".
Sipas burimeve hetimore, nga analizimi i komunikimeve të siguruara përmes platformës Sky ECC dhe verifikimeve të kryera në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), është konstatuar krijimi i medias me emrin tregtar “Abeg TV”, e regjistruar në pronësi të Besnik Myftarit dhe që dyshohet se financohej nga një grup kriminal.