Me 79 vota pro, Klodiana Spahiu merr rolin e ministres së Shëndetësisë

Politikë

Me 79 vota pro, Klodiana Spahiu merr rolin e ministres së

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ndryshimet në kabinetin qeveritar, ku Klodiana Spahiu është votuar si ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me 79 vota pro nga mazhoranca parlamentare, dekretet për emërimin e saj kanë marrë dritën e gjelbër në seancën plenare, duke zyrtarizuar kështu marrjen e detyrës në krye të dikasterit të Shëndetësisë. Spahiu në këtë post zëvendëson Evis Salën, e cila dha dorëheqjen disa ditë më parë.

Spahiu, e cila ka një përvojë të gjatë parlamentare dhe profesionale në fushën e mjekësisë, merr këtë detyrë për të çuar përpara reformat në sistemin spitalor dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Votimi u zhvillua në seancën e kësaj të marte, ndërsa deputetët e opozitës e braktisën sallën e Kuvendit pak pas nisjes së procesit të votimit.

Pas miratimit të dekretit, punimet e seancës plenare u mbyllën, ndërsa ministrja e re pritet të betohet përpara Presidentit të Republikës për të marrë zyrtarisht detyrën.

ME TE LEXUARAT