Largimi nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku ulet në rreshtin e të pavarurve në Kuvend

Nisja e sesionit të ri parlamentar ka sjellë ndryshime në ulëset e sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Deputetja Marjana Koçeku, e cila zyrtarizoi largimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, është parë sot të zërë vend në rreshtin e deputetëve të pavarur.
Në fotot e siguruara nga salla e parlamentit, Koçeku shihet e ulur veçmas nga ish-kolegët e shumicës, duke shënuar kështu edhe fizikisht shkëputjen nga linja politike e mazhorancës.
Largimi i saj nga grupi i PS-së vjen pas qëndrimeve të fundit politike dhe diferencimit nga vendimmarrjet e mazhorancës, ndërsa tashmë në punimet e Kuvendit ajo do të përfaqësohet si deputete pa grup parlamentar.


