Të shtëna me armë zjarri në Has: plagoset një 29-vjeçar, identifikohet autori (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite të marte në Has, prej ku mësohet se ka mbetur i plagosur një shtetas 29-vjeçar.
Nga informacionet praraprake mësohet se i plagosuri është Jakup Aga, ndërsa autori është identifikuar si Fatjon Dauti.
Krumë / Informacion paraprak
Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


