Mblidhet Komiteti Drejtues i PL, Meta me batuta: Kush pushon ndryshket

Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues, ku pritet të miratohen ndryshimet në Kryesi pas Konventës së 27 prillit. Ilir Meta me batuta u tha anëtarëve se s’ka kohë për të pushuar në të kundërt ndryshken.
“Kush pushon ndryshket thotë gjermani. Ne s’kemi kohë për të pushuar se s’duam të ndryshkemi. Edhe ndryshkun që kishte lënë bashkia te lapidari i detyruam që ta lyejnë. Shumë shpejt falë qëndresës heroike të populli tanë do ta heqim ndryshkun nga bashkia e 5D dhe inceneratorin që nuk ekziston”, tha Meta.
Sipas ndryshimeve të Kryesisë pritet të largohet Monika Kryemadhi, ndërsa vetë Meta një ditë mЍ parë tha se do të zgjidhin 6 raste nepotizmi.
Kryesia e Partisë së Lirisë propozoi të hedhë në votim, për anëtarë të rinj të Kryesisë Politike edhe emrat, si më poshtë vijojnë:
1. Myrvete Asqeri (Anëtare e KDK)
2. Adriatik Hoxha (Anëtar i KDK dhe Sekretar për Sportet)
3. Ana Gjidiaj (Anëtare e KDK)
4. Bedri Merhori (Anëtar i KDK)
5. Besnik Jakaj (Anëtar i KDK)
6. Fatjona Selimaj (Anëtare e KDK, Kryetare e PL, Fushë-Arrëz)
7. Erisilda Hoxha (Anëtare e KDK, Kryetare e PL Kuçovë)
8. Brunilda Salaj (Anëtare e KDK)
9. Pegiola Toro (Anëtare e KDK dhe Këshilltare, Bashkia Roskovec)
10. Denis Hidri (Anëtar i KDK)
Po ashtu kryesia e Partisë së Lirisë në zbatim të Statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, që mblidhet nesër, datë 30 prill 2024, ora 18:00, votimin e katër Zëvendës Sekretarëve të Përgjithshëm, si më poshtë vijon:
1. Silva Caka - Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, juriste
2. Brunilda Haxhiu - Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit – filozofi-sociologji
3. Anxhela Shenaj - Këshilltare, Bashkia Vlorë, -ekonomiste
4. Bedri Merhori - Anëtar i KDK - ekspert i sigurisë


