Lajm i fundit, thirret në SPAK prokurori Bledar Valikaj, bashkëshort i Ermonela Felajt

Politikë

Lajm i fundit, thirret në SPAK prokurori Bledar Valikaj, bashkëshort i

Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim.

Sipas pamjeve, në orën 08:54 Valikaj dorëzoi sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të SPAK.

Sipas burimeve Valikaj po jep aktualisht deklarime për një dosje hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime përfshirë marrje të dëshmive.

Sipas të njëjtave burimeve, janë pyetur edhe ish-funksinonar të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vettingut.

Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.

ME TE LEXUARAT