Hidhet shorti/ Caktohet prokurorja që do të ekzekutojë vendimin për Salianjin
Lajmifundit
/
27 Shtator 2024, 09:41
Aktualitet

Në Prokurorinë e Tiranës është hedhur shorti për të caktuar prokuroren që do të ekzekutojë vendimin e arrestimit të Ervin Salianjit.
Vendimin do ta ekzekutojë prokurorja Elona Alvora.
Salianji u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit për çështjen Babale, për akuzat për kallëzim të rremë.
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit.
Pritet që prokurori të zbardhë vendimin dhe pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi, Ervin Salianji do të shkojë drejt qelisë.


