Arrestohet autori që tentoi të vrasë 52-vjeçarin Mir Bitoci, i vuri p'istoletën në kokë në mes të lokalit (EMRI)

Aktualitet

Arrestohet autori që tentoi të vrasë 52-vjeçarin Mir

Poli Boriçi është autori i atentatit të dështuar ndaj 52-vjeçarit,  Ermir Këndezi, i  njohur si Mir Bitoci, i cili u tentua që të qëllohej me armë në mes të lokalit në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të shtune (15 gusht), ndërsa policia thotë se pas ngjarjes së rëndë arrestoi autorin e dyshuar, duke i sekuestruar edhe armën e zjarrit.

Ngjarja 

Ngjarja ndodhi ne mes te dites ne ambientet e nje lokali plot me njerez. Siç shihet nga pamjet, autori ndodhet i ulur jashtë ambienteve të lokalit nën shoqërinë e një shtetaseje duke konsumuar kafe.

Lokali është plot me klientë, ndërsa nga brenda del një person tjetër, që është identifikuar si Mir Bitoci, i cili ishte edhe shënjestra.

Në këtë moment, shihet autori, një person me bluze të bardhë, me kapele në kokë, i cili mesa duket ka ndjekur lëvizjet e Bitocit.

Sapo “objektivi” del nga lokali, autori e ndjek nga pas. Në momentin që i afrohet ai nxjerr pistoletën nga çantë që mbantë në trup dhe ia drejton pas kokës.

Në këtë moment, Bitoci është kthyer dhe ka reaguar, duke u larguar. Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorit i është bllokuar arma në momentin që ka tentuar ta shkrepë.

Pas ngjarjes ai është larguar menjëherë më vrap, por arratia e tij ka zgjatur vetëm disa orë, pasi ai është arrestuar nga policia.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, reagimi në kohë dhe me profesionalizëm i shërbimeve të Policisë çon në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.

Pas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT