“Hapat e fundit do jenë më të vështira”, Rama: Jemi më afër se kurrë anëtarësimit në BE

Politikë

“Hapat e fundit do jenë më të vështira”, Rama:

Shqipëria është më afër se kurrë anëtarësimit të BE tha kryeministri Edi Rama.


Nga Elbasani, gjatë një takimi me strukturat, Rama tha se 3-4 vitet e fundit do të jenë më të vështirat, që do të përkojë për përputhjen e ligjeve dhe standardeve të BE me vendin tonë.

E nevojshme të jemi të gjithë të vetëdijshëm se këto hapa të fundit të 3-4 viteve që kem përpara janë edhe më të vështirat. Kjo sepse është faza kur duhet të përputhim të gjithë organizimin tonë shtetëror me atë të BE-së, në aspektin jo vetëm të ligjeve, por edhe të standardeve dhe ndërkohë që kjo vetëdije na duhet që ta ndjejmë këtë përgjegjësi. PS duhet të përballet pa e humbur kthjellësinë për asnjë moment dhe motivimin për të shkuar më përpara me një tërësi forcash e faktorësh që janë tërësiht kundër nesh, politikë e mediatikë, që prodhojnë e shpërndajnë në mënyrë marramendëse gënjeshtra, gjysmë të vërteta, lajme të cilat edhe kur nuk janë të pavërtetë vendosen në proporcion të zhdrejtë me realitetin”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT