Ilir Beqaj kërkon lirinë, ofron 20 mijë euro garanci!
Lajmifundit
/
10 Maj 2026, 12:36
Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka paraqitur një kërkesë të re në Gjykatën e Posaçme, ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të lehtë.
Sipas informacioneve, Beqaj ka ofruar edhe një garanci pasurore prej 20 mijë eurosh.
Mësohet se kërkesës i është bashkëngjitur edhe vendimi unifikues i Gjykata e Lartë, i cili përcakton qëndrimin mbi aplikimin e masave të sigurimit personal si “arrest me burg”.
Ilir Beqaj ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si dosja SASPAC.


