E fortë! “Opozitë e shitur”, protestuesit u ndalën para selisë së PD: Se Berisha ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru!
Lajmifundit
/
4 Qershor 2026, 08:38
Politikë

Protesta e qytetarëve për projektin në Zvërnec ka vazhduar edhe në orët e vona të natës, por mbremjen e djeshme ka ndodhur edhe nje zhvillim interesant.
Pas ndeshjes Shqipëri-Izrael, tifozët të cilët ishin të pranishëm në stadium kanë nisur një marshim duke u vendosur përpara selisë së PD-së.
Ata vijuan me thirrjet: “Opozitë e shitur, opozitë e turpit” dhe “Berisha ka mbaruar…”.
Kjo eshte nga rastet e rralla kur nje proteste nuk adresohet vetem ndaj qeverise, por edhe ndaj opozites.


