VIDEO/ Rritja e çmimeve, Braçe "shpërthen" kundër tregtarëve: Janë çmendur! Abuzojnë në kurriz të fermerëve

Deputeti socialist Erion Braçe vijon të denoncojë zhvlerësimin e mundit të bujqëve në vend nga tregtarë, të cilin produktin e prodhuar nga punëtorët e tokës e sheshin me çmim të disafishtë më shumë në krahasim me vlerën e dhënë fshatarit.
Kësaj radhe, Braçe sjell si shembull shalqinin, të cilin tregtarët e blerjnë nga bujqit me 6 lekë/ kilogramë, dhe e shesin me 30 lekë/kilogramë, me argumentin se 10 lekë është kostoja e transportit, dhe vetëm 10 lekë mbetet fitimi.
Për deputetin socialist, një fitim i tillë është abuzues në raport me sakrificën e bujkut për prodhimin, nga i cili në rastin më të mirë fiton disa herë më pak se tregtari, por në shumicën e rasteve shet produktin me humbje.
Reagimi i plotë i Erion Braçes:
Kjo nuk është tregëti, është zhvatje!
Nuk e bëjnë bujqit, por tregtarët që po zhvasin bujqit dhe pjatat e turizmit!
Është e padrejtë!
Çmimet e perimeve e frutave të stinës, të vendit, afërmendsh më të lira tani, me të cilat po furnizohet turizmi, janë çmendur!
Po ju marr veç shalqinin.
Për 40 ditë me radhë deri sot, shalqini është shitur në #Divjakë me 6 lekë, vetëm 6 lekë!
Ndërkohë e gjithë vija bregdetare është furnizuar me shalqi me çmim 30 lekë për kilogram.
5 herë më shtrenjtë!
Pyeta dhe, aksidentalisht, mora sot një përgjigje.
Për çdo kilogram këta llogarisin 10 lekë shpenzime dhe 10 lekë fitim; mungojnë dhe 4 lekë në llogari, që ata s’e thonë, por e fitojnë përsëri tregtarët!
Vini re.
Bujqit për 40 ditë e kanë shitur shalqinin pa fitim, me 6 lekë për kilogram; ama tregtarët nga shalqini, pa fitim e me humbje i bujkut, kanë fituar 10 lekë për kilogram!
Kjo është tmerrësisht e padrejtë!
Ej o çuna, edhe ju punëtorë jeni e më vjen shumë keq, por a e mendoni këtë që bëni?
Çmimi sot ka lëvizur, po shkon 12 lekë e mund të arrijë edhe 15 lekë për kilogram; tani është veç Çermë, Sulzotaj dhe I Mashta që ka shalqi. Me sa do e shisni ju për turizmin, me 45?
Mendojeni një herë të vetme.
Po dëmtoni bujqit dhe veten tuaj.
Turizmin po e po!


