Skandal në Rusi/ Tifozët ekstremistë kundër Dakut: Fundërrina shqiptare jashtë!

Sport

Skandal në Rusi/ Tifozët ekstremistë kundër Dakut:

Tifozët ekstremistë të Spartakut të Moskës kanë dalë hapur kundër transferimit të Mirlind Dakut te skuadra e tyre. Edhe pse Daku konsiderohet si një nga transferimet më të mira të skuadrës elitare ruse, tifozët ekstremistë kanë kanë prodhuar një skandal të madh.

Bëhet fjalë për tifo grupin ‘Crazy North’, që ka dalë publikisht kundër afrimit të tij, duke përdorur gjuhë fyese dhe mesazhe me përmbajtje të rëndë ndaj shqiptarëve.

Në kanalin e tyre në Telegram, grupi ultras shkroi: “Shprehim kundërshtimin tonë të plotë ndaj transferimit të mundshëm të Mirlind Dakut në klubin tonë.

Ne mbështesim popullin vëlla serb dhe qëndrimi ynë ndaj ustashëve, si dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve, mbetet i pandryshuar”.

Në anën tjetër, mesazhi në pankartë thuhet: “Fundërrina shqiptare jashtë!”.

Ndëkrohë që mbetet për tu parë se cili do të jetë reagimi zyrtar i klubit.

ME TE LEXUARAT