Altin Hila u arrestua nga policia para Kuvendit. Bashkëshortja del në shesh: Ishte në protestë nga dita e parë
Lajmifundit
/
4 Korrik 2026, 19:19
Politikë

Bashkëshortja e Altin Hilës që u arrestua pas protestës së Kuvendit, ka marrë pjesë sot në marshimin në Tiranë,
“Nuk mund t’ja dal me dy fëmijë të vegjël. Njërin e kam të paralizuar. Tani jam e papunë, e lashë punën sepse me duhej të kujdesesha.
Falënderoj të gjithë shqiptarët për mbështetjen. Kanë bërë një mrekulli… sepse kemi vuajtur shumë në jetë”, tha ajo.
Protestuesit kanë bërë thirrje që Hila të lirohet nga burgu.
“Babën e fëmijës ta sjellë këtu ose ndryshe do ketë problem me shqiptarët”, tha një tjetër protestues.


