35 vjetori i Partisë Socialiste, Rama nga Berati: Këtu qytetarët më shumë kthehen sesa largohen nga vendi

“Jemi në këtë rrugëtim këtu në Berat në një stacion që unë vij me dëshirë gjithmonë, sepse është një nga shëmbëlltyrat më të forta të transformimit.
Qytetarët e këtij qyteti na besuan mandatin tonë të parë, e kujtoj shumë mirë edhe rrugën time të parë në Berat kur u zgjodha kreu i PS-së. Kur kam ardhur për herë të parë ishte një rrugë jashtëzakonisht e vështirë. Faktikisht nuk kishte rrugë, ju e dini më mirë se unë dhe për shumë vite rruga që lidh beratin me kthesën e Lushnjës ishte problem më i madh i qytetarëve të Beratit. Sot Berati është vendi që ka shënuar si një dallëndyshe e parë kthesën e trendit të ikjeve dhe ardhjeve.
Në Berat më shumë kthehen sesa largohen nga vendi. Kjo lidhet me faktin se në Berat njerëzit që duan të ndërtojnë një ekonomi familjare e gjejnë rrugën.
E paimagjinueshme sot që më të rinjtë e kësaj familjeje të imagjinojnë një vend si ai ku një pjesë e jona ka jetuar, ka jetuar në një kohë kur demokracia na thuhej që kishte ardhur por në fakt kishte vetëm një ekran shtetëror që transmetonte e pushtetin, dhe kur opozita atëherë dilte për pak sekonde dhe vetëm me pamje jo me zë.
Ndërkohë PS-ja në territor ishte forca e një grushti njerëzish me një mbështetje patjetër në bazë por me shumë pak numra kur ishte fjala për tu shfaqur si përfaqësues i PS-. Nuk kishte PS ku të rrinte, njerëzit e PS përndiqeshin me libër shpie dhe e gjithë opozita në Shqipëri kishte vetëm një burim informimi, gazeta e cila përfundoi e djegur. Duken të paimagjinueshme sot por kjo ishte Shqipëria që PS mori përsipër që kur ranë piramidat, mashtrimi më i madh i bërë një populli, dhe përpinë të gjitha kursimet e shqiptarëve”, tha Rama.
Vijon…


