Ndaj saj u caktua masa "arrest shtëpie": Gjykata e Posaçme cakton datën e seancës ndaj Vlora Hysenit

Gjykata e Posaçme ka caktuar se kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit.
Vlora Hyseni do të paraqitet në gjykatë ditën e nesërme në orën 12:00, për masën e saj të sigurisë.
Po ashtu seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani është caktuar nesër në orën 09:00.
“Nisur nga interesi i lartë që ka në publik dhe media procedimi penal nr. 20/1, i vitit 2025, në ngarkim të personave nën hetim: Vlora Hyseni, e dyshuar per kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1, të Kodit Penal; Fatjon Kalluçi, i dyshuar per kryerjen e veprës penale te parashikuar nga neni 295/a/1, i Kodit Penal dhe Embro Sulejmani, i dyshuar per kryerjen e veprës penale te parashikuar nga neni 302/2, i Kodit Penal, ju njoftojmë se:
Më datë 23.09.2026 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paragitur pranë giykates kerkesat per marren nü pyetje te personave nën hetim: Vlora Hyseni, ndaj së ciles eshtë caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve eshte caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.
Seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani eshte caktuar me date 24.09.2026, ora 09:00, ndersa per personin nën hetim Vlora Hyseni eshtë caktuar me datë 24.09.2026, ora 12:00”, thuhet në njoftim.


