Plaçkitje e dhunshme me thikë te Liqeni Artificial, arrestohet dhe zbulohet kush është i dyshuari

Aktualitet

LajmiFundit.al.jpg

Identifikohet i dyshuari për grabitjen e turistes gjermane te Liqeni Artificial, në pranga Jetnor Salla

Grabitje me thikë te Liqeni Artificial, turistes gjermane i marrin çantën, arrestohet i dyshuari

Një turiste gjermane është grabitur me dhunë te Liqeni Artificial në Tiranë, pasi një person e ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë çantën me sendet personale.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa e dëmtuara është shtetasja gjermane T. K., 50 vjeçe.

Pas denoncimit, u identifikua si i dyshuar Jetnor Salla, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua gjatë operacionit të koduar “Reaction”.

Sipas të dhënave, Salla dyshohet se i ka marrë me dhunë çantën 50-vjeçares, duke e kanosur me thikë.

Sendet e grabitura janë gjetur dhe më pas i janë kthyer turistes gjermane.

Një ditë pas ngjarjes, ajo është paraqitur në Komisariatin Nr. 1, ku ka falënderuar efektivët për gjetjen e sendeve dhe arrestimin e të dyshuarit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

ME TE LEXUARAT