Makina përplas qytetarin me skuter elektrik në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
23 September 2026, 19:37
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Egnatia” në qytetin e Durrësit.
Paraprake raportohet se në aksident është përfshirë një automjet dhe një person që lëvizte me monopatinë elektrike.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Në vendngjarje janë konstatuar edhe sendet personale të personit që lëvizte me monopatinë.
Ndërkaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


