Giorgia Meloni kritikon ashpër Izraelin në OKB: “Keni kaluar vijën e kuqe, kryet masakër ndaj civilëve në Gaza”!

Bota

Screenshot_6-9.png

Gjatë fjalimit të saj në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbajtur një qëndrim tejet kritik ndaj operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, duke shënuar një kthesë të fortë diplomatike për Romën zyrtare.

Ndonëse e rinisi deklaratën duke dënuar sulmin e Hamasit të 7 tetorit dhe duke njohur të drejtën e Izraelit për t’u përballur me terrorizmin, Meloni theksoi se përgjigjja ushtarake e Tel Avivit ka tejkaluar çdo kufi proporcionaliteti dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Në fjalën e saj, kryeministrja italiane nëvizoi pasojat e rënda mbi popullsinë civile dhe paralajmëroi masa konkrete politike: "Izraeli e ka kaluar atë vijë, ka shkelur normat humanitare dhe ka shkaktuar një masakër civilësh.

Për rrjedhojë, Italia do të mbështesë sanksionet evropiane kundër Izraelit".

Për më tepër, ajo shtoi se Izraeli nuk mund të bëhet pengesë për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, duke iu bashkuar thirrjeve të drejtuesve të tjerë ndërkombëtarë si Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri britanik për armëpushim të menjëhershëm e zgjidhje të krizës humanitare.

ME TE LEXUARAT