Familjet e ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë takimin me Haxhiun pa ndryshuar ligji për Specialen

Kosovë&Rajon

01a0cf2c-700b-7d1b-a933-782509bf5b7b__l.webp

Familja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit e kanë refuzuar ftesën e Albulena Haxhiut për takim, shkruan Periskopi.

Kjo u bë e ditur nga djali i Jakup Krasniqit, Altini.

Përmes njoftimit në Facebook, Krasniqi tha se "për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit".

Postimi i plotë:

Letër e familjeve Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara.

E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit.
  
 

ME TE LEXUARAT