Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një person

Kosovë&Rajon

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Gjakovë, pasditen e së shtunës.

Sipas informacioneve paraprake, i lënduari është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Policia e Kosovës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht motivet dhe mënyrën se si ka ndodhur incidenti.

ME TE LEXUARAT