Endrit Thaçi ‘thyen’ rrjetin, emri i djalit të ish-liderit të UÇK-së, më i kërkuari në Google, habit ekspertja e IT

Ekspertja e IT, Nadia Elbasani, e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Ftesë në 5’, ka treguar se ditën e vendimit të Hagës për ish-liderët e UÇK-së, emri i djalit të Hashim Thaçit, Endrit Thaçit është klikuar masivisht në Google dhe YT.
Nadai u shpreh se ajo çfarë i kishte bërë më shumë përshtypje nga monitorimi i saj, ishte fakti se vetë Endrit Thaçi ishte edhe më i klikuar se PDK-së në Google.
“Ditën e vendimit të Hagës është klikuar në mënyrë masive emri i Endrit Thaçit dhe i djalit të Kadri Veselit.
Ajo që më bëri më shumë përshtypje është krahasimi mes PDK-së dhe Endrit Thaçit. Endriti, në Google, është më i klikuar se vetë PDK-ja. Kjo të çon në një kërkesë që duket sikur vetë populli i Kosovës ka, që këta djem të rimarrin historinë e Kosovës.
Edhe UÇK-ja ka pasur kërkime të shumta në Google dhe YouTube, sidomos në ditën e vendimit të Hagës, për të marrë çdo lloj detaji. Brezi i ri kërkon më shumë nga këta djem. Fakti që ka fokus në aspektin fizik, nuk e largon nga personazhi”, u shpreh ekspertja.


