Helikopteri rus hyn në hapësirën ajrore të Polonisë, ngrihen në ajër avionët luftarakë

Një helikopter ushtarak rus i tipit Mi-8 bëri një inkursion të shkurtër në hapësirën ajrore të Polonisë, anëtare e NATO-s, duke ardhur nga enklava ruse e Kaliningradit, njoftoi të mërkurën KomandOperacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë.
Helikopteri qëndroi 42 sekonda në hapësirën ajrore polake dhe hyri deri në një thellësi maksimale prej rreth 300 metrash, thuhet në njoftimin e publikuar në X.
“Avionët luftarakë u ngritën në ajër, ndërsa forcat dhe mjetet në tokë mbetën në gatishmëri. Natyra e incidentit tregon se Rusia po teston sërish gatishmërinë e mbrojtjes sonë ajrore”, thuhet në njoftim, raporton Reuters.
Polonia është në gatishmëri të shtuar për çdo shkelje të hapësirës së saj ajrore që lidhet me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Ambasada ruse në Varshavë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment lidhur me incidentin.


