VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin jugor

Një tjetër sulm me raketa nga Shtetet e Bashkuara është raportuar pranë qytetit të Bandar Abbas, në jug të Iranit, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas raportimeve fillestare, raketat kanë goditur zona pranë qytetit strategjik portual, i cili konsiderohet qendra më e rëndësishme tregtare dhe detare e Iranit në Ngushticën e Hormuzit.
Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar për viktimat apo përmasat e dëmeve të shkaktuara nga sulmi.
????????☄️???????? An Emirati Yabhon drone in the skies over Bandar Abbas.
— JHArnous (@JHArnous) July 16, 2026
‼️ The UAE is a legitimate target for attacks.
I can already see the money brought to Dubai disappearing. pic.twitter.com/nsSjdpA4bc
Më herët, agjencia iraniane e lajmeve Mehr raportoi edhe për një tjetër sulm pranë ishullit Qeshm, ku një raketë amerikane goditi një zonë pranë ishullit më të madh të Iranit në Gjirin Persik.
Raportimet për sulmet bazohen në njoftimet e mediave shtetërore iraniane, ndërsa deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane.


