Braçe voton kundër projektligjeve të PS për bujqësinë, opozita bojkoton seancën

Politikë

Braçe voton kundër projektligjeve të PS për

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë.

Votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka votuar kundër një prej nismave dhe ka abstenuar në një tjetër, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votime pasi bojkotoi seancën.

Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore” u miratua me 71 vota pro, një abstenim dhe një votë kundër. Abstenimi erdhi nga Erion Braçe, ndërsa kundër votoi deputeti Erald Kapri.

Ndërkohë, projektligji “Për censin e bujqësisë” mori 77 vota pro dhe një kundër, kjo e fundit nga Kapri.

ME TE LEXUARAT