“Hetoni kryeministrin, arrestoni Ballukun!” – Vatnikaj i bën thirrje SPAK-ut dhe GJKKO-së: “Filloni nga Edi Rama...

Aktualitet

“Hetoni kryeministrin, arrestoni Ballukun!” – Vatnikaj i

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi nga protesta e 47-të kundër qeverisë se qytetarët kërkojnë hetim për të gjithë zyrtarët e dyshuar për korrupsion, duke nisur, sipas saj, nga kryeministri Edi Rama, “si koka e një organizate kriminale”.

Duke folur për institucionet e drejtësisë, aktivistja tha se qytetarët e mbështesin punën e SPAK dhe GJKKO-së, por kërkojnë hetime ndaj të gjithë zyrtarëve të korruptuar.

“Kemi thënë që i mbështesim, por jemi kërkues. Jemi mbështetës të procesit të hetimit ndaj zyrtarëve, por kërkojmë që të hetohen të gjithë, duke filluar nga Edi Rama, si koka e një organizate kriminale dhe jo më si një kryeministër”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo tha se qytetarët kërkojnë, “hetoni Ramën, arrestoni Ballukun, hetoni të gjithë ministrat e korruptuar, kryebashkiakët e korruptuar, të gjithë ata që për 36 vite kanë futur duart në xhepat tanë.”

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kemi qenë këtu çdo ditë për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar me një klasë të vjetër politike të korruptuar, që vetëm kanë ndërruar anët, por asnjëherë nuk e kanë lëshuar pushtetin. Për 47 ditë ky shesh e ka treguar qëndrimin e vet në raport me institucionet e drejtësisë së re.

Kemi thënë që i mbështesim, por jemi kërkues. Jemi mbështetës të procesit të hetimit ndaj zyrtarëve, por kërkojmë që të hetohen të gjithë, duke filluar nga Edi Rama, si koka e një organizate kriminale dhe jo më si një kryeministër.

Kemi qenë dhe jemi në mbështetje të punës së SPAK dhe GJKKO-së, por jo me sy mbyllur. Ne kërkojmë, hetoni Ramën, arrestoni Ballukun, hetoni të gjithë ministrat e korruptuar, kryebashkiakët e korruptuar, të gjithë ata që për 36 vite kanë futur duart në xhepat tanë. Duam hetim! Duam hetim! Duam hetim! Duam hetim!…

ME TE LEXUARAT