VIDEO/Incident në Frankfurt/ Pajisja e uljes së Boeing 787-9 dështon, disa punonjës të plagosur

Bota

VIDEO/Incident në Frankfurt/ Pajisja e uljes së Boeing 787-9

Momente paniku në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani pasditen e sotme (4 qershor), pas një kaosi dhe aksidenti ajror të shkaktuar nga një avion “Boeing 787” i Lufthansës.

Mjeti fluturues pësoi dëmtime në krahun e përparmë, i cili papritmas u shemb, duke bërë që hunda e avionit të godiste tokën.

Aeroplani ishte parkuar në një portë aeroporti. Sipas raportimeve, avioni ishte i ri (vetëm një vit i vjetër) dhe ishte planifikuar të fluturonte me fluturimin LH450 nga Frankfurti në Los Angeles. Fluturimi u anulua.

Një zëdhënës i aeroportit tha se shkaku dhe rrethanat e incidentit janë duke u hetuar. Kompania gjermane e konfirmoi incidentin.

Sipas Bloomberg News, nuk kishte pasagjerë në bordin e avionit në atë kohë. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

ME TE LEXUARAT