Trump rrit presionin ndaj Iranit për programin bërthamor, zbulon dy kushtet që i ka vënë

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se i ka thënë Iranit se duhet të bëjë dy gjëra për të shmangur veprimet ushtarake.
“Së pari, jo armë bërthamore. Dhe së dyti, ndaloni së vrari protestuesit”, tha Presidenti i SHBA-së, duke shtuar se “po i vrasin me mijëra”.
“Kemi shumë anije shumë të mëdha dhe shumë të fuqishme që lundrojnë drejt Iranit tani, dhe do të ishte shumë mirë nëse nuk do të na duhej t’i përdornim.”
Komentet e tij të fundit vijnë pas javësh presioni mbi Iranin për të negociuar një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se forcat e armatosura ishin gati “me gishtat në këmbëz” për t’iu përgjigjur menjëherë dhe fuqishëm” çdo agresioni.
Më herët, presidenti i SHBA paralajmëroi se një armatë e re po shkonte drejt Iranit dhe nëse nuk ulej në tryezën e negociatave për një marrëveshje të drejtë dhe pa armë bërthamore, do të përballej me një sulm më të rëndë sesa i mëparshmi vitin e kaluar, ku u goditën disa objekte bërthamore.


