Trump do të zgjasë armëpushimin me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të zgjasë armëpushimin me Iranin deri në momentin kur Teherani të paraqesë një propozim për përfundimin e përhershëm të konfliktit.
“Duke pasur parasysh faktin se qeveria e Iranit është seriozisht e përçarë, jo krejtësisht e papritur, dhe me kërkesë të Field Marshal Asim Munir dhe kryeministrit Shehbaz Sharif të Pakistanit, jemi kërkuar të ndalim sulmin tonë ndaj Iranit deri në momentin kur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tij të paraqesin një propozim të unifikuar,” ka shkruar Trump në Truth Social.
Ai ka shtuar se i ka urdhëruar ushtrisë amerikane të “vazhdojë bllokadën dhe në të gjitha aspektet e tjera të mbetet e gatshme dhe në gjendje veprimi”.
Sipas tij, armëpushimi, i cili ishte planifikuar të skadonte në orët në vijim, “do të zgjatet deri në momentin kur të dorëzohet propozimi dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë apo tjetër.”