Tragjedi në muajin e mjaltit – 26-vjeçarja vdes pas aksidentit në Venecia, burri i saj në koma

Bota

Tragjedi në muajin e mjaltit – 26-vjeçarja vdes pas aksidentit

Një udhëtim me varkë në kanalet e Venecias është kthyer në një tragjedi për një çift të sapomartuar. 26-vjeçarja Gabriella Querino humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj 25-vjeçar, Sean Michieli, ndodhet në koma pas një përplasjeje të rëndë.

Çifti po lundronte me një varkë të vogël të shtunën në mëngjes, kur mjeti i tyre u përplas me një mjet ujor rreth pesë tonësh. Përplasja shkaktoi fundosjen e varkës dhe la çiftin në gjendje kritike.

Trupi i Gabriella Querinos, me origjinë braziliane, u gjet pas tre ditësh kërkimesh pranë ishullit Campalto. Ajo u pikas rreth orës 09:00 nga një banor i zonës.

Në operacionin e kërkimit u angazhuan policia, zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve. Kushtet e vështira, përfshirë rrymat e forta dhe shikueshmërinë e ulët nën ujë, e vështirësuan ndjeshëm gjetjen e 26-vjeçares.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj vijon të jetë në gjendje kritike në spital, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e përplasjes tragjike në ujërat e Venecias.

ME TE LEXUARAT