“Thuajse humba ndjenjat”, rrëfimi i marinarit që i mbijetoi sulmit në Hormuz

Një shpërthim i papritur në cisternën MKD Vyom në mëngjesin e 1 marsit shkaktoi panik mes ekuipazhit, pasi dhoma e motorëve u përfshi nga flakët dhe tymi i dendur.
Një prej marinarëve në bord, Basis, tregoi momentet dramatike që përjetoi gjatë incidentit.
“Pothuajse humba ndjenjat, por i thashë vetes: ‘Jam gjallë, duhet të dal prej këtu’”, rrëfeu ai.
Sipas raportimeve, dhoma e motorëve u shkatërrua plotësisht, ndërsa ekuipazhi prej 21 personash u përpoq të shuante zjarrin me mjete të improvizuara, përpara se të braktiste anijen për shkak të rrezikut që paraqisnin 60 mijë tonët e benzinës në bord.
Nga sulmi humbi jetën marinari indian Dixit Solanki.
Vetëm dy orë më herët ishte sulmuar edhe cisterna “Skylight” në të njëjtën zonë, ku një marinar mbeti i vrarë dhe një tjetër rezulton i zhdukur.
Që prej 28 shkurtit, në 32 sulme të raportuara në Gjirin e Hormuzit kanë humbur jetën 10 detarë.
Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Punëtorëve të Transportit ka ngritur alarmin për rritjen e rasteve të ekuipazheve që kërkojnë ndihmë, për shkak të evakuimeve, pagave të papaguara dhe mungesës së furnizimeve bazë.


