Tërheqja e 5 mijë ushtarëve amerikanë/ Politikanët në Gjermani: Thirrje për zgjim! Europa duhet të mbrohet vetë

Bota

Tërheqja e 5 mijë ushtarëve amerikanë/ Politikanët

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e cilësoi këtë zhvillim si “të pritshëm” dhe theksoi se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.


Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Thomas Röwekamp, tha se vendimi është “një thirrje për zgjim”, por kërkoi qetësi dhe shmangie të panikut. Ai kritikoi gjithashtu qasjen e SHBA-së, duke deklaruar se NATO nuk është një “pazar” dhe se partneriteti i sigurisë nuk mund të trajtohet si marrëveshje tregtare.

Nga opozita, përfaqësuesja e të Gjelbërve për politikën e jashtme, Sarah Nanni, kërkoi një përgjigje të koordinuar evropiane dhe tha se SHBA gjithashtu varen nga Evropa në ndjekjen e interesave të tyre.

Ajo kritikoi edhe kancelarin Friedrich Merz, duke thënë se po lëkundet mes afrimit dhe distancimit nga presidenti amerikan.

Nga e majta gjermane, Sören Pellmann deklaroi se prania ushtarake e huaj në territorin gjerman bie ndesh me parimet kushtetuese të paqes dhe se çdo tërheqje trupash është një hap në drejtimin e duhur.


Ndërkohë, nga partia AfD, bashkëkryetari Tino Chrupalla tha se tërheqja e trupave amerikanë është në përputhje me programin e partisë dhe se Gjermania dhe Evropa duhet të jenë të afta të mbrohen vetë.

Edhe eksperti i mbrojtjes nga e njëjta parti, Jan Nolte, e cilësoi këtë hap si më shumë simbolik, duke thënë se nuk ndikon në kapacitetin e NATO-s për parandalim në Evropë.

ME TE LEXUARAT