Kryepolici Skënder Hita firmos ndryshime të reja në polici, ja kush preket
Lajmifundit
/
2 Maj 2026, 21:47
Aktualitet

Kryepolici Skënder Hita ka bërë një ndryshim në drejtimin e Komisariatit nr. 6 në Tiranë, duke emëruar në këtë detyrë Alban Hoxhën, i cili zëvendëson Edvin Pecin.
Alban Hoxha vjen në këtë pozicion pas detyrës si shef i Sektorit të Krimeve në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Më herët, ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme në radhët e policisë, përfshirë drejtimin e antidrogës dhe strukturave operacionale, si dhe detyra në qarqet e Fierit dhe Shkodrës.


