Tentoi të vriste Presidentin Trump gjatë darkës me gazetarët, 31-vjeçari nuk mohon akuzat, lihet në paraburgim

Cole Allen, 31 vjeç, është paraqitur para gjykatës në SHBA lidhur me akuzat për të shtënat me armë gjatë një darke ku merrnin pjesë Presidenti Donald Trump dhe gazetarë në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas autoriteteve, Allen nuk i ka mohuar akuzat dhe ka pranuar të qëndrojë në paraburgim ndërsa vijon procesi gjyqësor. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj presidentit amerikan dhe zyrtarëve të tjerë të pranishëm në eventin ku ishin rreth 2,600 të ftuar.
Prokurorët pretendojnë se ai kishte planifikuar sulmin dhe kishte udhëtuar nga Kalifornia drejt Uashingtonit i armatosur me armë zjarri, thika dhe mjete të tjera, me qëllim kryerjen e një sulmi të dhunshëm.
Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë tentativë vrasjeje, përdorim arme gjatë një krimi të dhunshëm dhe transport të paligjshëm të armëve. Avokatët e tij kanë ngritur pretendime për parregullsi në hetim dhe theksojnë se ai nuk ka precedentë penalë.
Prokuroria nuk pretendon se Allen ka qëlluar një agjent të Shërbimit Sekret, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.


