Tension SHBA-Britani, Trump kritikon ashpër Starmer dhe kërcënon se do prishë marrëveshjen tregtare mes dy vendeve

Bota

Tension SHBA-Britani, Trump kritikon ashpër Starmer dhe kërcënon

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të prish marrëveshjen tregtare SHBA-Britani e Madhe, ndërsa e përshkroi “marrëdhënien speciale” si në një gjendje “të trishtueshme”, në kritikat e tij të fundit ndaj Sir Keir Starmer.

Trump, i cili vazhdon të jetë i zemëruar nga refuzimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’u bashkuar me luftën kundër Iranit, gjithashtu kritikoi kryeministrin për atë që ai e quajti gabime “tragjike” në shpimet për naftë në Detin e Veriut dhe i quajti politikat e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar si “të çmendura”.

Kur u pyet për mendimin e tij mbi marrëdhënien e veçantë, Trump u përgjigj: “Me kë? Është një marrëdhënie ku: kur u kërkuam ndihmë, ata nuk ishin aty. Kur kishim nevojë për ta, ata nuk ishin aty. Dhe ata ende nuk janë aty”, u shpreh ai.

Trump ka sulmuar vazhdimisht Sir Keir dhe aleatë të tjerë të NATO-s në javët e fundit për dështimin e tyre të perceptuar për të mbështetur luftën e tij në Iran.

ME TE LEXUARAT