Shqetësimet për sigurinë, Gjermania dhe Zvicra mbyllin përkohësisht ambasadat në Teheran

Bota

Shqetësimet për sigurinë, Gjermania dhe Zvicra mbyllin

Qeveritë e Gjermanisë dhe Zvicra kanë konfirmuar se kanë mbyllur përkohësisht ambasadat e tyre në Teheran.

Ambasadori zviceran dhe pesë anëtarë të stafit u larguan nga vendi sot me rrugë tokësore dhe tani ndodhen të sigurt jashtë vendit.

Gjermania gjithashtu ka zhvendosur përkohësisht misionin e saj në Teheran, si edhe dy misionet e saj në Irak.

Ato i bashkohen një liste në rritje vendesh që raportohet se kanë evakuuar stafin ose kanë mbyllur ambasadat e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë, përfshirë Argjentina, Austria, Azerbajxhani, Islanda, Italia, Holanda, Zelanda e Re, Serbia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT