Shira shkatërrues në Brazil, 6 të viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet masive

Bota

Shira shkatërrues në Brazil, 6 të viktima dhe mijëra të

Reshje të forta shiu që kanë goditur verilindjen e Brazilit gjatë 48 orëve të fundit kanë shkaktuar të paktën 6 viktima dhe kanë detyruar zhvendosjen e mijëra banorëve, sipas autoriteteve federale.

Më së shumti është prekur shteti Pernambuco, ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në kryeqytetin Recife dhe zonat përreth. Në Recife janë raportuar 2 viktima, ndërsa 2 të tjera në qytetin Olinda. Rreth 1,500 persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara.

Në shtetin Paraíba janë konfirmuar 2 viktima të tjera, ndërsa rreth 1,800 banorë janë zhvendosur ose kanë mbetur pa strehë. Zonat më të goditura përfshijnë qytetet Conde, João Pessoa dhe Campina Grande.

Autoritetet braziliane bëjnë të ditur se janë lëshuar dhjetëra paralajmërime për rrezik të lartë përmbytjesh dhe është ngritur niveli i emergjencës në maksimum për disa rajone.

Megjithëse reshjet kanë nisur të ulen, banorëve u është kërkuar të mbeten vigjilentë për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga rrëshqitjet e tokës.

Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva ka njoftuar se qeveria po ndjek situatën nga afër dhe është gati të ofrojë ndihmë për zonat e prekura.

ME TE LEXUARAT