SHBA "ngrin" qindra miliona dollarë në kriptovaluta në pronësi të Iranit, Bessent: Do godasim linjat financiare të regjimit

Bota

SHBA "ngrin" qindra miliona dollarë në kriptovaluta në

Thesari i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar zgjerimin e operacionit të njohur si “Economic Fury”, duke ndërmarrë masa të reja kundër ekonomisë iraniane.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se administrata e presidentit Donald Trump do të vijojë të godasë sistematikisht aftësinë e Teheranit për të gjeneruar dhe lëvizur fonde në nivel ndërkombëtar.

Sipas tij, masa kryesore e fundit përfshin sanksionimin e disa portofolëve të kriptomonedhave të lidhura me Iranin. Thesari amerikan bën të ditur se përmes këtij veprimi synohet ngrirja e rreth 344 milionë dollarëve në kriptovaluta.

“Ne do të ndjekim paratë që Teherani po përpiqet me dëshpërim të nxjerrë jashtë vendit dhe do të synojmë të gjitha linjat financiare të lidhura me regjimin”, u shpreh Bessent.

ME TE LEXUARAT