Protesta të dhunshme në Torino/ Qindra persona përplasen me policinë gjatë manifestimeve për 1 Majin

Bota

Protesta të dhunshme në Torino/ Qindra persona përplasen me

Manifestimet e 1 Majit në Torino u shoqëruan me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Një grup autonomistësh u shkëput nga marshimi kryesor dhe tentoi të përballej me policinë pranë ish-ndërtesës së pushtuar Askatasuna, në zonën e Corso Regina Margherita.

Sipas raportimeve, demonstruesit goditën mburojat e efektivëve me shkopinj dhe spërkatën policët dhe ushtarët me bombola, duke rritur tensionin në terren.

Forcat e rendit reaguan me kundërsulm dhe përdorën top uji për të shpërndarë turmën dhe për të rivendosur kontrollin në zonë.

Situata mbeti e tensionuar për disa minuta, ndërsa autoritetet po monitorojnë zhvillimet dhe nuk përjashtohen masa të mëtejshme pas incidenteve.

ME TE LEXUARAT