Planifikonte ate'ntat ndaj politikanëve/ Policia i zbarkon në banesë 23-vjeçarit, rrezikon deri në 20 vite burg

Bota

Planifikonte ate'ntat ndaj politikanëve/ Policia i zbarkon në

Policia polake ka arrestuar një 23-vjeçar nga rajoni i Lublinit, i dyshuar se ka bërë thirrje për vrasjen e politikanëve të lartë të vendit dhe se po përgatitej për një atentat terrorist.

Sipas Byrosë Qendrore për Luftimin e Krimit Kibernetik, autoritetet zbuluan një postim në internet, të publikuar në një grup të dedikuar armëve të zjarrit, ku bëhej thirrje për “eliminimin” e disa personave dhe propozohej organizimi i një atentati ndaj politikanëve të njohur.

Prokurori Mariusz Boron tha për mediat se autori i një postimi në Telegram dyshohet se po përgatitej për një sulm terrorist ndaj politikanëve kryesorë të vendit. Sipas tij, personat e dyshuar si objektiva i përkisnin dy partive më të mëdha politike në Poloni. Autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e politikanëve të cilët dyshohet se ishin shënjestruar.

Shiko videon...

ME TE LEXUARAT