Përsëritet tragjedia, tifozi i PAOK-ut humbi jetën në Rumani, vite më parë i ati ishte aksidentuar për vdekje në të njëjtin vend

Bota

Përsëritet tragjedia, tifozi i PAOK-ut humbi jetën në

Detaje rrënqethëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që u shënua pak ditë më parë, ku 7 tifozë të PAOK-ut humbën jetën në Rumani.

Nga aksidenti fatal, viktima mbetën 6 shtetas grekë dhe 1 shqiptar, ndërsa 2 të tjerë arritën të mbijetonin.

Dimitri ishte një nga viktimat, i cili ka lënë një plagë të madhe tek familjarët e tij.

Babai i Dimitris, siç konfirmohet nga të afërmit, humbi jetën në një aksident me kamion në të njëjtin vend.

Xhaxhai fillimisht deklaroi se Dimitris dhe miqtë e tjerë shkonin rregullisht në udhëtime për të parë ekipin e tij të preferuar.

“Furgoni me të cilin ata udhëtonin e drejtonte dikush nga grupi.Dimitris dhe miqtë e tjerë shkonin rregullisht në udhëtime për të parë ekipin e tij të preferuar. Ndërsa babai i tij ishte aksidentuar me kamion në një rrugë në Rumani. Fëmija u rrit jetim. Ai ishte fëmijë i vetëm. Ai jetoi me nënën e tij në Selanik vitet e fundit.“, tha xhaxhai i viktimës.

Aksidenti i rëndë ndodhi në 27 janar, në Rumani. Furgoni me të cilin ata udhëtonin u përplas kokë më kokë me një kamion.

Ata po udhëtonin drejt Francës  për të qenë pranë ekipit të tyre të preferuar PAOK

ME TE LEXUARAT