EMRAT/Sherr me thika në Sarandë, plagosen dy persona, njëri prej tyre niset drejt Tiranës
Lajmifundit
/
29 Janar 2026, 14:45
Aktualitet

Një shërr për motive të dobëta, ka degjeneruar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, kanë mbetur të plagosur të dy personat.
Mësohet se 27-vjecari Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj


